Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës

20:43 | 23 Prill 2026
E.G

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Dyshohet se një 29 vjeçar ka rënë nga një lartësi e një objekti në ndërtim e sipër.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar policia e cila tha se lidhur me rastin një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”, thuhet në përgjigjen e policisë./Arbresh.info/