Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen disa persona – bllokohet qarkullimi

19:33 | 23 Prill 2026
R J

Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, nga përplasja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet, ndërsa qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht.

“Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe largimin e mjeteve të dëmtuara”, thuhet në njoftimin e policisë.