Nisma e propozuar disa herë në Shqipëri për legalizimin e drogës duket se nuk po gjen aprovimin e ekspertëve të fushës të cilët thonë se Shqipëria nuk është gati për të mirëpritur ligje të tilla, qoftë edhe për qëllime farmaceutike, sikurse po diskutohet së fundmi.
Kjo pasi ligje të tilla do të na gjenin të papërgatitur ne si shoqëri jo vetëm psikologjikisht por edhe në menaxhim, kontroll të situatës, dhe do shkaktonin pasoja të rënda dhe kosto sociale.
I pyetur për këtë temë, Genc Muçollari mjek dhe drejtor i Qendrës Aksion Plus në Tiranë, thotë se kjo nismë është aplikuar në vende shumë të zhvilluara si Holanda, Amerika apo të tjera, ndërsa ne jemi shumë larg zhvillimit të këtyre shoqërive në çdo aspekt.
“Bota po priret drejt kësaj rruge, së fundmi edhe vetë Amerika, me dy shtete Kolorado dhe Uashingtoni e kanë aprovuar ligjin. Madje më i dëmshëm është duhani se kanabisi, ndërkohë që duhani është i ligjshëm, shitet, por po ti vësh të dy në balancë unë do të thosha se më mirë kanabisi se duhani. Holanda është për shembull një nga shembujt më pozitivë, por gjithmonë jemi te ideja se sa i kontrolluar është ky proces. Holanda me sa duket i ka të gjithë mekanizmat për ta kontrolluar, edhe aty me sa duket ka ardhur me kohë, është pjekur situata dhe të gjithë kanë menduar që le ta bëjmë. Ndërsa këtu unë dyshoj te nismat e deputetëve, apo politikanëve kur vjen puna për gjëra të tilla sepse thashë d.m.th që nuk mund ta kontrollosh dot si fenomen, dhe po të doli nga duart pastaj… Unë dyshoj në Shqipëri, dyshoj sidomos tek pjesa e kontrollit”, thotë Genc Muçollari, mjek dhe drejtori i Qendrës Aksion Plus, ku marrin terapi shumë përdorues droge.
Më tej Genc Muçollari thotë se përpara se të arrijmë te legalizimi duhen bërë disa hapa dhe ndryshime të tjera siç janë problemet me ligjin aktual, ku po flitet për ndryshime të Kodit Penal në rastin e dënimit të përdoruesve.
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...