Nëse në vitin 2021 një lirë ari kushtonte 350 euro, sot çmimi i saj arrin 970 euro, ndërsa para disa ditësh ishte 1080 euro.
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dy familje që së shpejti do ta kurorëzonin djalin dhe vajzën. Shkonin nga dyqani në dyqan për të kërkuar çmimet më të lira të arit.
”Shumë çmimet e larta. Keni dasmë? – Po, për djalë. Dhe sa arë duhet të blini? Diku 20 apo 30 mijë euro. Çmimi i arit është i lartë dhe shkon në rritje” tha një qytetar për Alsat.mk.
(”Erdhëm nga Koçani që të blejmë arë por shumë shtrenjtë. Çmimet janë shumë të larta. ”Keni dasmë? Po, bëhemi gati për dasmë, martojmë vajzën”, u shpreh një qytetar.
Shitësit ankohen se për shkak të çmimeve të larta të arit është ulur ndjeshëm shitja.
”Momentalisht ari në bursë është 145 dhe për tre a katër orë ka lëvizur dhe kjo ka ndikuar edhe tek shitja por edhe tek blerja. Pra nuk ka blerje si më herët? Po nuk ka shitje”, tha shitësi.
”Blejnë por çmimi momentalisht është shumë i lartë, më herët me 100 euro blinin tre apo katër gram”, u shpreh shitësi, shkruan Alsat.mk transmeton KosovaPress.
Pasi çmimi u rrit vazhdimisht për rreth dhjetë javë, në dy ditët e fundit shënoi rënie. Çmimi i arit për ons ra në nivelin 4.775 dollarë nga mbi 5000 dollarë, me rreth 11 për qind rënie në bazë ditore. Ari është rritur me rreth 88 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 19 për qind që nga fillimi i vitit. Edhe çmimet e argjendit pësuan një rënie të fortë, duke u ulur me mbi 33 për qind në 76,1 dollarë për ons. Rritja e tij gjatë 12 muajve ishte 255,6 për qind.
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...