Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, një i burgosur është gjetur i vdekur në qelinë e tij.
I burgosuri E.G sipas njoftimit ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në këtë institucion më 2024, ndërkaq lirimi i tij ishte paraparë më 2048.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, i burgosuri me inicialet E.G është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.
Menjëherë ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë.
I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15.08.2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 01.03.2048.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...