Barcelona ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Elches, duke triumfuar me rezultat 3-1 dhe duke vazhduar kryesimin në La Liga.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për paraqitjen e skuadrës së tij, duke vlerësuar lojën e zhvilluar, por pa i kursyer kritikat për efikasitetin para portës.
“Është një fitore e rëndësishme dhe mendoj se luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Në fund humbëm disa raste dhe kjo është pak bezdisëse, por në përgjithësi jam i kënaqur”, u shpreh Flick.
“Mendoj se zhvilluam një ndeshje pothuajse perfekte, përveç në tre metrat e fundit, ku humbëm shumë mundësi shënimi”, shtoi trajneri gjerman.
Ai theksoi se skuadra e tij e shfrytëzoi mirë hapësirat e lëna nga kundërshtari.
“Po i kalonim shumë lehtë hapësirat që na lanë. Krijuam shumë raste dhe dua ta përgëzoj ekipin për performancën.”
Flick nënvizoi se Barcelona duhet të vazhdojë me të njëjtin stil loje edhe në vazhdim.
“Duam të vazhdojmë të luajmë kështu. Jemi të sigurt në lojën tonë dhe i merituam plotësisht tri pikët ndaj Elches.”
Në fund, ai u rikthye te problemi i konkretizimit.
“Kemi krijuar shumë raste dhe duhet të kishim shënuar më shumë gola. Kjo do ta bënte më të lehtë menaxhimin e minutave në fund.”
Barcelona vazhdon të kryesojë La Ligën me 55 pikë, katër më shumë se Real Madridi, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...