Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në Shqipëri norma bruto e divorceve është jo vetëm më e larta mes të gjitha vendeve të tjera të rajonit, por më e lartë edhe se disa shtete evropiane, si Malta, Sllovenia, Rumania, apo Bullgaria.
Madje, të dhënat tregojnë se në 2018-ën, Shqipëria kishte më shumë divorce për numër popullsie edhe se Italia.
Në vendin tonë, për vitin 2018, sipas të dhënave të sapo publikuara nga zyra evropiane e statistikave, kishte 1.7 divorce për 1000 banorë.
Gjatë 5 viteve të fundit të raportuara, kjo normë ka pësuar luhatje të ndjeshme, nga një minimum prej 1.3 divorcesh për 1 mijë banorë në 2014-ën, deri në 1.9 divorce për çdo 1 mijë banorë në vitin 2016.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se, Shqipëria ka më shumë divorce për numër popullsie se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.
Letonia dhe Lituania kanë numrin më të lartë të divorceve në Evropë, me rreth 3.1 për 1 mijë banorë, ndërsa nga krahu i kundërt i tabelës kemi Irlandën, Slloveninë, Bullgarinë dhe Italinë./scan
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...