Shqipëria ka çmimet më të ulëta të 37 vendeve evropiane, duke përfshirë këtu 28 anëtarë të BE-së, tri shtete të EFTA-s dhe gjashtë që aspirojnë në BE.
Restorantet dhe hotelet e Shqipërisë janë më të lirat në Evropë, sipas një raporti nga Eurostat, raporton albinfo.ch.
Duke parë mesataren e niveleve të çmimeve të restoranteve dhe hoteleve, Shqipëria ka çmimet më të ulëta të 37 vendeve evropiane, duke përfshirë këtu 28 anëtarë të BE-së, tri shtete të EFTA-s dhe gjashtë që aspirojnë në BE.
Restorantet e Shqipërisë ofrojnë një përzierje në mes tradicionales dhe asaj ndërkombëtare, ndërkohë që edhe standardet e hoteleve janë përmirësuar ndejshëm, ku sektori i turizmit del si një sektor kyç i ekonomisë shqiptare.
Më shumë se katër milionë turistë e vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, me të ardhura rreth 1.5 miliard euro.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...