Shqipëria sot me propozim të ministrisë së Jashtme shpalli person të padëshiruar eurodeputeten qipriote Eleni Theocharo.
Ndërsa pak orë pas vendimit reagoi edhe kjo e fundit.
Mediat greke raportojnë se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi.
“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë ajo.
Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”.
“Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.
Ajo është shprehur se do të flasë për vrasjen e Kaçifas në Parlamentin Europian ditën e hënë.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës