Shqipëria U16 e nis me humbje Europianin e basketbollit që zhvillohet në Tiranë. Skuadra shqiptare u mund me diferencë nga Skocia, në sallën “Feti Borova”.
Të vërtetën të gjithë e dimë, ndonëse nuk na pëlqen kur e mësojmë. Shqipëria ka favorin dhe meritën e organizimit të një turneu të madh në fushën e saj, por Europiani U16 i basketbollit, Divizioni C, nuk nisi në mënyrën më të mirë. Kombëtarja e para të rinjve u mund nga Skocia në ndeshjen e hapjes, 66-90 në Sallën “Feti Borova” në kryeqytet, duke mbetur prapa që në dy pjesët e para. Britanikët nën 16 vjeç nisën shkëputjen në periudhën e parë, me shifrat 25-17, dhe shkuan në pushim me epërsi prej 18 pikësh, 56-28.
Skuadra shqiptare nuk arriti të reagonte as në periudhën e tretë, duke humbur me 11 pikë edhe këtë 10-minutësh. Në pjesën e fundi pati një lloj kthese, pasi kuqezinjtë fituan me tri pikë diferencë, edhe pse humbja nuk mund të shmangej. Një ngushëllim i vogël për Shqipërinë U16 ishte fakti se pati në radhët e saj lojtarin më të mirë të sfidës, Eiden Ramën, me 23 pikë si vlerësim, duke lënë pas skocezin Mortimer me 21 pikë.
Rama shënoi 17 pikë, kapi 13 topa në tabela, vodhi një top e bllokoi një gjuajtje. Mortimer realizoi 23 pikë, kapi 3 topa në tabela, shërbeu 3 asistë e vodhi 5 topa. Lojtarët më të mirë të ekipit shqiptar, drejtuar nga trajneri sllav, Aleksandër Çuroviç, ishin Rama, Vokshi, Cuka, Lluka e Krypçi. Ndeshjen e dytë në grupin B, Shqipëria U16 do ta luajë ndaj Moldavisë në 16 korrik./ABC News
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...