Shqipëria ka depozituar sot pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, njofton Ambasada e Shqipërisë në SHBA.
Sipas njoftimit zyrtar të ambasadës, veprimi i sotëm formalizon përfundimisht angazhimin e Shqipërisë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe thekson rolin aktiv të vendit në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë”, thekson njoftimi.
Ambasada shpreh gjithashtu krenarinë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë hap një moment domethënës në thellimin e rolit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...