Shqipëria pritet të dyfishojë shpenzimet e saj të mbrojtjes gjatë pesë viteve të ardhshme, me një angazhim të parashikuar prej 2.2 miliardë dollarësh nga 2025-2029.
Këto janë të dhënat e raportit të Global Data, platoformë kjo që mbledh dhe analizon vazhdimisht të dhëna për të krijuar inteligjencë gjithëpërfshirëse.
Në raportin e quajtur “Tregu i Mbrojtjes i Shqipërisë 2024-2029” bëhet e ditur se pas një periudhe të gjatë stanjacioni dhe rënieje të lehtë, buxheti i mbrojtjes i Shqipërisë ka filluar të shohë një rritje te dukshme
Sipasa këtij raporti nga 346.5 milionë dollarë të parashikuara në 2024 parashikohet të shkoje në rreth 512.8 milionë dollarë deri në vitin 2029.
Vlerësimet e buxhetit tregojnë se shpenzimete mund të arrijë deri ne 2.5% të PBB-së deri në vitin 2029.
Analiza e modelit të shpenzimeve të Shqipërisë tregon se ndërsa buxhetet po rriteshin përpara pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj duket se ka qenë një katalizator për investime të mëtejshme në mbrojtje.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së Shqipërisë përfshijnë dëshirën e vendit për të vazhduar pjesëmarrjen në operacionet shumëpalëshe paqeruajtëse dhe të sigurisë, si misioni i OKB-së në Afrikën e Veriut, forca stabilizuese e KFOR-it e NATO-s në Kosovë, si dhe rigjenerimi i infrastrukturës ekzistuese ushtarake për të mundësuar partneritetin me NATO-n.
Në mars 2024 Shqipëria rihapi zyrtarisht bazën ajrore të Kuçovës, pasi e shndërroi bazën e ndërtuar në kohën e komunizmit në një qendër për operacionet ajrore të NATO-s./rtsh
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...