Turizmi shqiptar është i preferuar edhe për italianët, që gjithnjë e më shumë po e vizitojnë plazhin shqiptar si një nga vendet e zgjedhura të tyre për t’i kaluar pushimet.
Shqipëria po synon të shndërrohet destinacion turistik për italianët. Pas disa dekadash izolimi, vendi i vogël ballkanik kishte hyrë në “Rough Guides”, si nga dhjetë destinacionet më atraktive për vitin 2016, shkruan agjencia e lajmeve italiane “ansa.it”.Kjo ka kapur vëmendjen e operatorëve turistik, me vendpushime të tilla si Vlora e Saranda, dy ture të propozuara nga marka “Francorosso”, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi ka thënë se në vitin 2016 ka pasur rritje të madhe të turizmit, me 4.3 milionë turistë, apo 15 % se në vitin 2015. Turizmi është një nga sektorët ndër më të rëndësishmëm ekonomikë, me një qarkullim prej 1.5 miliard euro. Rritja e fluksit ka ardhur nga vendet fqinje si Kosova e Maqedonia, por edhe nga Gjermania, Polonia dhe Italia.Shqipëria nga viti 2014 është një kandidat për anëtarësimin në BE, dhe është dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...