Bordi i Transparencës në Shqipëri ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend.
Në vendimin që Bordi mori sot, i cili do të hyjë në fuqi në orën 10:30, u vendos që nafta do të shitet me 197 lekë për litër nga 210 që ishte ditën e djeshme, ndërsa benzina do të shitet me 172 lekë për litër nga 176.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, u tha në njoftimin e Bordit të Transparencës.
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...