Protesta e së premtes e organizuar nga opozita në Shqipëri përballë Kryeministrisë u shoqërua me tensione, përplasje të forta fizike, ndërhyrje të menjëhershme nga ana e policisë ndaj protestuesve, ndryshe nga protestat e mëparshme.
Menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, gjë që u shoqërua me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, e papritur prej tyre dhe eksponentëve të PD që u gjetën të papërgatitur çka solli edhe përplasje fizike, raporton Euronews.al.
Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spreji lotsjellës dhe u transportuan në spital si edhe disa protestues të dëmtuar nga gazi lotsjellës.
Një efektiv policie u lëndua gjithashtu për shkak të një kapsolle që i shpërtheu në trup. Policia shoqëroi 22 persona ndërsa u sekuestruan 4 çanta me molotovë.
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...