Shqiptarët vlerësojnë reformën në drejtësi. 2/3 e të rriturve kanë shprehur opinion pozitiv në vrojtimin statistikor të kryer nga Eduard Zaloshnja, Arjan Dyrmishi dhe Alaattin Ozde, mbështetur nga Ambasada Gjermane me në fokus perceptimet, përvojat dhe njohuritë në lidhje me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, të cilët kërkojnë që në 5 vitet e ardhshme prioriteti kryesor të jetë ende lufta kundër korrupsionit.
“Mbi 90% e tyre thonë se reforma ishte e domosdoshme, por vetëm çereku i tyre mendon se reforma ka pasur ndikim në jetën e përditshme. Si dhe gjysma është e kënaqur me Vettingun pasi mendon se ka ende prokurorë e gjykatës të korruptuar në sistem”, shprehet studiuesi Eduard Zaloshnja.
SPAK me 70% e të anketuarve kryeson përballë Gjykatës Kushtetuese me 58% si organi më i besuar. Ndonëse pjesa më e madhe e të rriturve mendojnë se SPAK nuk ka bërë mjaftueshëm sekuestrime që iu përkasin kriminelëve apo zyrtarëve të korruptuar.
“Nga partnerët me rol aktiv në reformë konsiderohet i pari SHBA, më pas Gjermania dhe BE”, shton Zaloshnja.
Anketa e realizuar nga veriu në jug me mbi 1100 të rritur nxjerr në pah edhe se 50% e tyre njohin dikë në familje apo në rrethin shoqëror që ka dhënë ryshfet në sistemin e drejtësisë dhe mbi 62% kanë pranuar se do të konsideronin një pagesë nën dorë për gjyqtarët dhe prokurorët, nëse do të ishte e nevojshme për të zgjidhur një problem./tch
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it