Opozita del sërish këtë të premte në protestë para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta do të nisë në orën 11:00 ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, u ka bërë thirrje qytetarëve për t`iu bashkuar protestës.
Protesta e fundit e demorkatëve u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e policisë.
Protestuesit tentuan thyerjen e kordonit policor duke synuar hyrjen brenda ambienteve të Bashkisë, ndërsa hodhën molotovë e bojë para derës së institucionit.
Aktet e dhunës së opozitës u dënuan nga ambasada e SHBA-së, e BE-së, ambasada britanike, prezenca e OSBE-së dhe ambasada italiane.
Protesta vjen disa javë pas arrestimit të 3 ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, ky i fundit i arrestuar më herët edhe për dosjen e inceneratorëve, për abuzim me tendera duke favorizuar kompaninë “5D” që vetë drejtonin. Gjithashtu 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.
SPAK pretendon se pronarë indirekt të kësaj kompanie janë dy ish- drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato dhe kjo kompani rezulton të ketë fituar miliona lekë në tenderat nga institucionet që vetë drejtonin./rtsh
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...