Shtetasit nga Kosova vazhdojnë të zënë vendin e parë përsa i përket numrit të të huajve, me 34% të totalit.
Numri i turistëve po rritet nga viti në vit në Shqipëri. Në vitin 2017, është regjistruar numër rekord i tyre, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT.
Në total, Në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike.
Ndonëse gradualisht po e braktisin vendin amë, shtetasit nga Kosova vazhdojnë të zënë vendin e parë përsa i përket numrit të të huajve, me 34% të totalit, shkruan ‘Monitor’.
Sipas INSTAT, në vitin 2017 hynë 1.7 milionë shtetas nga Kosova, me një rënie të ndjeshme prej 19%, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka qenë “zbulimi” i kësaj vere për shumë turistë nga Maqedonia, Greqia, Italia, Gjermania, Polonia, Anglia, Çekia, teksa vendi i shqiponjave ka qenë gjithë vitin në fokusin e mediave të huaja që shkruan për bukuritë e tij dhe alternativën e çmimeve të lira.
Në vend të dytë për nga numri i hyrjeve janë maqedonasit, që u rritën me 18.5%, ku 671 persona kanë hyrë në Shqipëri. Në vend të tretë ishin grekët, me një rritje prej 19%, me gati 490 mijë shtetas të hyrë.
Në vend të katërt ishin fqinjët malazezë, me rritje 17% dhe rreth 380 mijë shtetas që hynë në kufirin shqiptar.
Në rritje të ndjeshme ishin dhe shtetasit nga Gjermania, me një rritje prej 47%, apo 212 mijë shtetas.
Risia e 2017-s ishte ardhja e polakëve përmes agjencisë turistike më të madhe në Poloni, ITAKA.
Statistikat tregojnë se në 2017-n, Shqipërinë e vizituan 114 mijë polakë, me një rritje prej të fortë prej 73%.
Edhe nga SHBA, ka pasur një rritje të interesit, ku ardhjet e shtetasve nga ky vend u rritën me 19.3% në 98 mijë hyrje.
Rritja e numrit të turistëve ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm të bilancit të shërbimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, ardhurat nga udhëtimet arritën për 9-mujorin një nivel rekord prej 1.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 13% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë rekord.
Rritja e ndjeshme e interesit për Shqipërinë pritet të vijojë edhe këtë vit, bazuar në prenotimet e hoteleve, të cilat që në fillim të këtij viti janë rezervuar mbi 90%./albinfo.ch./
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...