Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani gjatë vizitës në Kuvajt u takua me homologun, Abdullah Ali Al-Yahya, me të cilin theksuan lidhjet e forta mes dy vendeve tona dhe shqyrtuam mënyrat për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në sektorë kyç.
Në një postim në rrjetet sociale Hasani ndau momente nga takimi i përbashkët.
“Ramë dakord për të inkurajuar më shumë shkëmbime në të ardhmen, edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, për të forcuar më tej partneritetin tonë. Përsërita gatishmërinë e Shqipërisë për investimet direkte kuvajtiane, veçanërisht në energji, infrastrukturë, bujqësi dhe teknologji të avancuar”, theksoi Hasani.
Ministri Hasani bëri të ditur se me homologun Al-Yahya nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive diplomatike, me qëllim krijimin e mundësive të trajnimit për diplomatët e rinj./atsh.al
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...