Të gjithë po kalojnë periudhë të vështirë, por vetëizolimi për familjen Stafa ka rënduar jo vetëm gjendjen ekonomike të tyre por edhe gjendjen shëndetësore të vajzës, Geraldinës.
Krahas nevojës për ushqime, më të rëndësishme janë medikamentet jetësore për shëndetin e 21 vjeçares.
“Historia e vajzës sime nis që me lindjen, problem në zemër. Ilaçi kryesor është ky sindofil 100mg që do një kokërr në ditë. Nuk është në listën e të rimbursuarve. E kam marrë në Itali, me anë të miqve të mi”.
Sa e ka vështirësuar situatën problem me pandeminë për të sjell ilaçin nga Italia në Shqipëri?
“E ka bllokuar fare. Nuk kemi më çfarë të sjellim. Ky ilaç është shumë I vështirë, që I jep forcë për shkarkimin e ujërave. Çdo vit shtrohet në spital, tani kemi ngelur …”.
“Nuk merr asnjë gjë, nuk i kanë sjellë asnjë send. Mua s’më japin ilaçin, ça do pres kilen e miellit?! S’ka tani do shkruajmë emrin në dyqan”.
-Si po e përballon veteizolimin?
“Ah, mos pyet…shumë keq, nuk rrihet brenda nuk jam mësuar. Mezi po rri”.
-Po me ilaçet?
“Shumë keq..pa to më dhemb zemra, më merret fryma shpesh natën. Nuk jetoj dot pa to”.
“S’kam ca ti bëj kësaj situate. Kam folur me miq në Itali doktor..asgjë. Tani jemi dhe pa punë, burrë e grua na është mbyllur puna. Edhe ruajmë gocën që të mos e dëmtojmë. Shumë keq, ça të bëjmë”./TCH
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu