Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës, 22 mars, në fshatin Vodicë, në aksin e Lumit të Vlorës, ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’.
Në aksident u përfshinë një automjet tip “Ford” me portbagazh dhe një mjet tip “Benz”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, fillimisht u raportua për humbjen e jetës së dy drejtuesve të mjeteve, ndërsa një pasagjer u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Vlorës. Ndërkohë, sipas përditësimit të fundit, edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje kritike, ka ndërruar jetë, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident tragjik.
Policia e Vlorës bëri me dije më herët se ngjarja ndodhi rreth orës 20:55, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, ku u përplasën dy automjete me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./tvklan.al
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...