Një shqiptare është dënuar me 14 muaj burg nga një gjykatë në Britani, pasi akuzohet për mashtrim.
Gjykata e Kardifit ka dënuar më 14 muaj burg shqiptaren Fatmira Tafa 31 vjeç, pasi ka përdorur identitet të rremë për të bërë një transplant veshkash që kushtonte 72 mijë paund. Shqiptarja kishte shkuar në Britani duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, raporton Daily Mail.
Sapo kishte mbërritur në Britani, ajo kishte përdorur dokumente greke të falsifikuara me emrin Eleni Manola për të kryer një transplant veshkash në Spitalin Universitar të Uellsit. Përmes ambasadës greke në Londër është vërtetuar se identiteti Eleni Manola është një person i vërtetë.
Pasi u zbulua mashtrimi i saj, 31-vjeçarja përfundoi në Gjykatë në Tetor të vitit 2016. Ajo ka thënë para trupit gjykues se ishte njohur në internet me një person të quajtur Ndriçim Bengasi me të cilin krijoi lidhje, por më pas ai e kishte braktisur.
Ndërkohë, avokati mbrojtës i shqiptares tha në gjykatë se veprimet e saj ishin për të shpëtuar jetën.
“Ajo po përballej me vdekjen dhe nëse nuk do të kishte ndërmarrë vendimin për t’u operuar, kush e di ku do të ishte tani”- ka thënë avokati mbrojtës. Gjykata vendosi në fund dënimin saj me akuzën për ‘falsifikim dokumentesh’./BW
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...