Një 35-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Elbasanit në Shqipëri.
Policia ka njoftuar se i riu, me iniciale F.M, ka shkuar në spital mbrëmjen e së premtes për mekim në spital me një plagë në këmbë që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.
Mirëpo gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu ka deklaruar se ishte rrëzuar nga motori dhe u dëmtua me një hekur. Ai ka thënë se kjo ngjarje ka ndodhur në vendin e quajtur “Harqet” në qytetin e Elbasanit.
Në lidhje me këtë ngjarje, uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga edhe dy shokët e të plagosurit, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç.
“Gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./tvklan.al
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...