40 skafe të bllokuara dhe gjoba me vlerë deri në 100 mijë janë vendosur këtë javë nga Policia Kufitare në plazhet e Shqipërisë.
Pronarët e mjeteve lundruese, kanë shkelur rregullat e lundrimit, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazhe.
Skafet dhe gomonet që lundrojnë kundër rregullave, po rrezikojnë jetën e pushuesve në plazhet shqiptare.
“Për këtë arsye, Policia Kufitare ka marrë masa, duke bllokuar dhe vendosur gjoba për dhjetra mjete lundruese në të gjithë vijën detare, që nga Ksamili deri në Velipojë. Kështu, gjatë kësaj jave, Policia ka bllokuar 40 mjete lundruese, nga të cilët 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone. 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 në Velipojë”, thuhet në njoftim.
“13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë. Drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni”, njofton policia.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete./euronews.al
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...