Një tjetër grup i strukturuar kriminal shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Policia e Viçencës ka çuar prapa hekurave 10 persona, përfshi këtu edhe kokën e bandës, Ahmet Balla, 39 vjeçar.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe dy nipat e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kërtusha, të cilët kishin dhe detyrën e “krahut të djathtë” ose më saktë të përsonave që udhëtonin në Spanjë apo në disa provinca të Lombardisë për të marrë marijuanë dhe kokainë, me qëllim shitjen e saj në tregun e qytetit të Viçencës.

Operacioni për goditjen e këtij grupit të rrezikshëm u quajtu “Puppet” (Marioneta) pasi kjo ishte njëra ndër fjalët kyçe që trafikantët përdornin për drogën, në mënyrë që të mos gjurmoheshin kollaj përmes përgjimeve telefonike.
Dy gra ishin gjithashtu pjesë e grupit. Për të zbuluar bandën, dëshmoi një klient i rrahur për shkak të borxhit për drogën.

Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...