Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presim të votohet edhe në lexim të dytë që të fillojë punën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një postimi, ka reaguar lidhur me miratimin në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kurti, në postimin e tij, ka theksuar se arsyeja se pse ai s’ishte sot në Kuvend, është për shkak të vizitës së tij në Barcelonë.
Kryeministri, ka thënë se presin që sa më parë, ky projektligj të votohet edhe në lexim të dytë.
Postimi:
Sot nuk isha në seancë të Kuvendit të Kosovës për shkak të një vizite të paracaktuar zyrtare në Barcelonë të Spanjës. Por, Kuvendi në rend dite, në lexim të parë, kishte ndër të tjera edhe një projektligj tejet të rëndësishëm, atë të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në mbledhjen e 7-të të Qeverisë me 30 mars e miratuam në Qeveri, sot kaloi në parim në Kuvend dhe presim që sa më parë të votohet edhe në lexim të dytë që më në fund ky ligj me institucionin përkatës të fillojë punën.
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...
Shkatërrohet laboratori i drogës në Pejë, një i arrestuar – ...
Tre persona përleshen për një pronë në Doganaj të Ferizajt, ...
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të arrestuarit për rastin ...