Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar

23:33 | 17 Prill 2026
Q L

Një përpleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në Vushtrri.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ku njoftoj se 6 persona janë arrestuar.

“Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit”, ka thënë Zahiti.