Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht kërcënim edhe për sigurinë e Shqipërisë.
Në një prononcim për Top Channel, ai theksoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë mbeten prioritet i përbashkët ndërkombëtar dhe se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në çdo rrethanë.
“Çdo zhvillim në terren duhet parë në këtë kontekst: Kosova nuk është e vetme dhe paqja në të është një prioritet i përbashkët ndërkombëtar. Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, u shpreh Hoxha.
Kuvendi në raundin e dytë të votimit për dy gjyqtarët e Kushtetueses, këta janë 5 kandidatët më të votuar
Ai hodhi poshtë pretendimet për një “aleancë tripalëshe” kundër Serbisë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të ekzagjeruara. Sipas tij, Shqipëria nuk është pjesë e asnjë aleance të drejtuar kundër ndonjë vendi të rajonit, ndërsa e vetmja aleancë ku bën pjesë është NATO.
Hoxha nënvizoi se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në bashkëpunim, fqinjësi të mirë dhe integrim evropian të rajonit, duke shtuar se mbështetja ndaj Kosovës nuk është e drejtuar kundër askujt.
Duke komentuar deklaratat nga autoritetet serbe, përfshirë presidentin Aleksandar Vučić, ai tha se Shqipëria ka zgjedhur të mos përfshihet në retorika përshkallëzuese, por të kontribuojë për stabilitet përmes angazhimit në nisma ndërkombëtare dhe rajonale.
Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e pranisë së KFOR në Kosovë, duke e cilësuar atë si një garanci kyçe për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe në rajon.
Ai shtoi se, ndonëse Serbia ka rritur kapacitetet e saj ushtarake dhe bashkëpunimin me aktorë si Rusia dhe Kina, kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për përshkallëzim të tensioneve.
Në fund, Hoxha ritheksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një rajoni të qëndrueshëm dhe të integruar në Bashkimi Evropian, duke theksuar se paqja dhe qetësia janë zgjedhje strategjike dhe jo shenjë dobësie.
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...