Pas lajmit të publikuar në media se Rama ka urdhëruar sot shkarkimin e drejtorëve të konvikteve dhe të përfaqësuesve të qeverisë nga bordet e universitete publike, ka ardhur me nxitim sqarimi nga Kryeministria, e cila sqaron se Rama po pret të hapë dialogun me protestuesit para se të marrë vendime konkrete.
“Kryeministria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë. Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin.”
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...