Kanë mjaftuar vetem 30 minuta shi dhe breshër i pandërprerë që rrugët e qytetit të Beratit të notojnë për minuta të tëra në ujë.
Shiu dhe breshëri kanë përmbytur rrugën e vetme të qytetit, nga kthesa e Gjykatës deri në lagjen “Uznovë”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë dhe duke krijuar vështirësi edhe në lëvizjen banorëve, ndërkohë që në shumë biznese uji arriti deri brenda tyre.
Menjëherë pas hapjes së pusetave në rrugët e qytetit nga punonjësit e shërbimit në bashki, filloi edhe tërheqja e ujit në rrugët e qytetit.
Menjëherë pas tërheqjes së ujit, ajo që shihje nëpër rrugët e qytetit ishte balta dhe pronarët e bizneseve që pastronin ambientet e jashtme të dyqaneve e lokaleve./TCH/
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...