Dhjetëra doza heroinë dhe kanabis janë sekuestruar në Vlorë ditën e sotme, ku në pranga ka rënë një 33-vjeçar.
Sipas një njoftimi, të Policisë së Shtetit është finalizuar operacioni policor i koduar “Prepare”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
“Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis. Arrestohet në flagrancë pronari i banesës ku u gjetën dozat me lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prepare”.
“Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen ‘29 Nentori’, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, bëhet e ditur në njoftim.
Nga veprimet hetimore, siç bën të ditur policia dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre.
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin