Saimir Taullau i shoqëruar nga avokati i Detar Hysi ka dorëzuar dokumentacionin e pasurisë pranë zyrave të OFL-së. Taullau brenda afatit prej 48 orësh nga koha e dorëzimit të kërkesës nga OFL, ka bërë gati formularin vetedeklarimit të pasurisë. Nderkohe nje dite me parë në kuadër të operacionit Forca e Ligjit iu sekuestrua makina tip Nisan Patrol e vitit 2018 e blere në shumën 150 mijë euro. Ndërsa sipas burimeve ai ka në emrin e tij vetëm një biznes blegtoral.
50 vjeçari nga Lushnja njihet si biznesmen në zonë, ndërkohë që i ka shpëtuar për mrekulli disa atentateve. Më i fundit iu bë në nëntor të vitit 2018 ku ndaj lokalit të tij u qëllua me breshëri automatiku duke mos shkaktuar dëme në njerëz.
Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut, të vrarë në vitin 2005 nga banda e Aldo Bares. Baki Taullau u ekzekutua nga Leonard Prifti, i njohur edhe si “Çibuku” në verën e vitit 2005 pasi kishte shkuar për të festuar kthimin në pushtet të Partisë Demokratike. Shoqëruesit e Baki Taullaut hapën zjarr duke e vrarë në vend “Çibukun”, i cili ishte një ndër killerat më të frikshëm të Aldo Bares.
Në dëshminë pas vrasjes së vëllait, Saimir Taullau deklaroi se i kishin paguar disa herë gjoba grupit të Aldo Bares.
Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.
Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.
Ndërkohë të hënën pritet që të shkojë në SPAK dosja e pasurisë së Lulzim Berishës./abcnews.al
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...