Të enjten e 29 majit do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka thirrur paraditen e së enjtes Konferencën e Kryetarëve, ku sipas rendit të ditës pritet të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
Gjithashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i Monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.
Po të enjten në orën 12:00 do të mblidhet seanca plenare.
Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri./atsh.al
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...