Duket se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të ketë prioritet votimin elektronik. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se Komisioni hodhi shinat për një reformë të suksesshme e konsensuale.
Sipas tij, partnerët e huaj mbështesin para së gjithash qasjen e kujdesshme të komisionit për votim elektronik në qendër votimi dhe jo online
“Identifikim biometrik, që askush të mos manipuloje me karta false, të falsifikoje firmat e emigrantëve apo t’u bllokojë zgjedhësve votën duke u marrë kartat e identitetit. Votim e numërim elektronik që askush të mos mbushë kutitë e votimit apo të vjedhë votat në numërim. Sistem i thjeshtë, transparent dhe i besueshëm për zgjedhësit, partitë dhe publikun. Ekspertët e huaj e thonë qartë; kërkon kujdes, por është plotësisht e bëshme. Partnerët e huaj po ashtu mbështesin qasjen e kujdeseshme të komisionit për votim elektronik në qendër votimi, jo online! – shkruan deputeti në një postim në “Facebook”. – Komisioni hodhi shinat për një reformë të suksesshme e konsensuale. Kjo reformë është më e rëndësishmja. Vetëm një parlament pa votë të blere dhe pa kriminelë mund të bëjë Drejtësi të vërtetë. Zgjedhjet janë prioritet për demokracinë dhe integrimin europian. Opozita do t’i prijë këtij interesi jetik”, – përfundon Bylykbashi./gsh/
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e S...