Ditën e sotme raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka nisur një vizitë 3 ditore në Tiranë.
Gjatë një conference për median ai ka folur edhe për protestën e opozitës e cila sot është në ditën e 4 të saj.
Ai deklaroi se protesta e PD-së duket e qetë por vendi i çdo force polotike është në Kuvend. I pyetur nga mediat nëse do të diskutojë me palët për protestën, Fleckenstein tha: “Do ta takoj Bashën dhe do të diskutojmë, por nuk do të negocioj.”
Para fillimit të takimeve Fleckenstein në rrjetet sociale shkruajti se axhenda në Shqipëri është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze.
Eurodeputeti do të takohet në orën 10:45 më kryeministrin Edi Rama, në orën 11:45 me kryeparlamentarin Ilir Meta ndërsa në orën 15:45 do të takohet më Ministren e Integrimit Klajda Gjosha./albeu.com/
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...