Google ADS

Rama vlerëson kryeministren Meloni: Falë bashkëpunimit, 421 mijë shqiptar përfitojnë nga marrëveshja me pensionet

15:34 | 26 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Milano, përpara komunitetit shqiptar në Itali vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të diasporës shqiptare atje ku sikurse tha ai, shqiptarët në atdheun e tyre të dytë kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme të jetës.

Gjithashtu Rama ka vlerësuar në fjalën e tij dhe Kryeministren e Italisë, Meloni që sikurse theksoi ai, ajo është zëdhënësja dhe mikesha e shqiptarëve në proceset integruese.

“Jeni afro 700 mij shqiptarë me leje të rregullta qëndrimi dhe më shumë se sa 1/3 juaj jeni qytetar me pasaportë italiane dhe me të drejtë vendimmarrjet demokratike të këtij vendi. 3/5 tuaja janë të përqendruar në veriun e zhvilluar italian. 10% e totalit të bizneseve të krijuara nga ata që kanë ardhur jashtë BE-së në Italia janë shqiptare” tha Rama.

Gjithashtu Rama foli dhe për marrëveshjen e ratifikuar së fundi me Italinë për njohjen e pensioneve

“421 mijë prej jush do përfitojnë nga marrëveshje e pensioneve me Italinë, kur fal angazhimeve personale të kryeministres suaj në Itali, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë në Be, ja dolëm të vendosim në funë, pas një përpjekje të gjatë më shumë se sa 10 vjeccare, ja dolëm të vendosnim një gurrë të ccmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë. Ju e keni merituar plotësisë dhe me dashurinë , me stërmundimet dhe me kontributet për këtë Atdhe të dytë të tuajin, ku ju e keni hequr përgjithmonë atë statusin e paragjykimit “il Albanese””

Sipas kryeministri Rama, “ sipërmarrjet e shqiptarëve që kontribuojnë me taksa në arkën e shtetit Italian janë mbi 40 mijë. Studentët shqiptarë janë 10% nga vendet jashtë Be dhe me të gjithë komuniteteve të huaja në Itali, shqiptarët renditen me rezultatet më të mira”.

Rama theksoi se shqiptarët në Itali gjetën atdheun më të sigurt, vetveten.

“Komuniteti shqiptar fitoi luftën me paragjykimet dhe nxori yjet e vet në San Remo, në spektaklin e Amicit, në Voice of Italy, në Seria A, në Venecia, në muret e muzeve dhe galerive prestigjiozë, në çdo majë province apo komune, ku krahas italianëve, shqiptarët shkëlqyen me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm. Ju latë Shqipërinë, me betimin ekstrem se nuk do ta shikonit më. Ju gjetën këtu atdheun më të sigurt, vetveten. Veprat e Dantes dhe të Virgjilit duket sikur përshkruajnë fatin e shqiptarëve sot. Ju shqiptarët e Italisë dhe Greqisë jeni shëmbëlltyrat e qytetërimit europian”.

/rtsh.al/