Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme kancelaren Angela Merkel, takim ky që ka zgjatur për më shumë se 90 minuta.
Pas përfundimit të takimit, të dy kanë pasur një konferencë për mediat, ku Merkel edhe pse është shprehur se e mbështet çeljen e negociatave të vendit tonë me BE, ka theksuar se ka disa parakushte që duhen plotësuar.
“Gjermania dëshiron të mbështesë, Gjermania dëshiron të jetë e dobishme”, -mësohet të jetë shprehur në konferencë e përbashkët për mediat Merkel.
Duke vlerësuar se është bërë një punë e madhe nga Shqipëria, kancaleraja gjermane e ka bërë të qartë se duket që Shqipëria të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm”, tha Merkel.
Ndërsa pritet që zbardhen më shumë detaje rreth këtij takimi./Express
Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës – takimet me ...
Arrestohet 23-vjeçari në Lipjan për djegien e një veture
Mësohet vendi, data dhe koha e finales së Superkupës së Koso...
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkolo...
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...
Tuchel votoi dy lojtarë të Anglisë në çmimin “The Best” të F...