Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Unaza e Madhe, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme të realizuara në kryeqytet, e cila ndihmon në qarkullimin e automjeteve.
Unaza e Madhe, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, u çel plotësisht për kalimin e mjeteve më 30 dhjetor 2024.
Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve. Ky projekt çliron Tiranën nga trafiku dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1 200 euro/m², nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.
Për realizimin e projektit janë spostuar mbi 654 ndërtesa. Ajo është e kategorisë “A”, urbane dhe me ndriçim apo edhe zona të gjelbra.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash. Ajo lehtëson trafikun si dhe shkurton distancat. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut. Gjithashtu, ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.
Unaza Veriore, segmenti që u hap i fundit, ishte e ndarë në 7 lote. Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, dhe 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.
Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë.
Janë realizuar gjithashtu sistemi i ndriçimit rrugor, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, si dhe brezat e gjelbëruar./atsh.al
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...