Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për bllokimin e aksit Librazhd–Prrenjas, i cili prej ditës së shtunë është i pakalueshëm si pasojë e rrëshqitjes së dherave në zonën e njohur si Arrat e Gurrës.
Në një postim në rrjetin social “X”, Rama publikoi pamje nga Portugalia, ku një rrugë është dëmtuar nga të njëjtat fenomene natyrore.
Ai ironizoi duke thënë se, ndryshe nga opozita shqiptare, opozita portugeze nuk ka reaguar dhe as nuk e ka denoncuar ngjarjen si korrupsion.
“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!” -shkroi Rama, duke ironizuar opozitën.
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...