Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, të cilin e konsideroi një ndër shërbëtorët më shembullorë të shtetit shqiptar.
“Ky është një kalim stafete që për mua ka një lloj emocioni apo ndjesie të veçantë, pasi sot merr detyrën shumë sfiduese të ministrit të Drejtësisë një ndër shërbëtorët më shembullorë të shtetit shqiptar që më është dhënë mundësia mua ta njoh.
Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin e tij me studime jashtë vendit dhe pastaj i ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar, dhe besoj se me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në bashkëpunim e ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, Besforti do t’ia dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tanimë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm, Ulsi Manja.”, tha Rama.
Gjatë prezantimit të ministrit të ri, Rama foli gjatë për pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që “në të gjithë të përditshmen tonë ne të mos e humbim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, që është të garantojmë dhe konsolidojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor si një pushtet kushtetues i pavarur nga ekzekutiv në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh i pavarur dhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar përgjithmonë.”
Ai shtoi se drejtësia është një hallkë e rëndësishme për shtetin shqiptar, në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Pushteti gjyqësor është një pusht i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare diferencën: a do të jetë Shqipëria me një drejtësi të pavarur si çdo vend i BE, të garantuar njëherë e mirë apo do të kthehet pas dhe të vërë në dyshim integrimin Europian. Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionim, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira