Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar për përfundimit e investimit në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, në Berat, i cili është financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Beratit.
Rama ka njoftuar se kjo shkollë, do të ketë kapacitete të shtuara, palestër, auditor, biblotekë, hapësira ndihmëse si dhe laboratorë.
“Vijon me intensitet puna për përfundimin e investimit në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, financim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Beratit, i cili do ta kthejë këtë shkollë në një institucion arsimor me standarde europiane
Shkolla e re do të ketë kapacitete të shtuara, palestër, auditor, bibliotekë, hapësira ndihmëse dhe laboratorë në një sipërfaqe ndërtimi prej 4380 m2, në shërbim të 640 nxënësve dhe mësuesve, si dhe do të shërbejë edhe pas orarit mësimor, si qendër komunitare”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...
Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ...
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...