Tottenham pritet të rifillojë bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mundshëm të sulmuesit anësor Savinho gjatë afatit kalimtar të verës, raporton talksport.
Klubi londinez kishte shfaqur interes të madh për brazilianin edhe verën e kaluar, por nuk kishte arritur marrëveshje me “Citiziens”, shkruan Arbresh.info.
Edhe gjatë merkatos së janarit, Spurs u përfolën sërish për një lëvizje të mundshme, por transferimi nuk u realizua.
Tani, drejtuesit e Tottenhamit janë të vendosur të rikthehen në negociata, pasi synojnë të përforcojnë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.
Thuhet se Manchester City mund të kërkojë rreth 60 milionë funte për kartonin e Savinhos, i cili iu bashkua klubit anglez në vitin 2024 për 31 milionë funte, pas paraqitjeve mbresëlënëse te Girona.
Tottenham e siguroi mbijetesën në Premier League vetëm në javën e fundit të sezonit, pasi mposhti Evertonin me rezultat minimal 1-0 në shtëpi.
Pas kësaj fitoreje, trajneri Roberto De Zerbi bëri të qartë se skuadra ka nevojë për investime serioze në merkato për të shmangur një tjetër sezon të vështirë.
“Sezonin e ardhshëm duhet të ndërtojmë një ekip të madh. Duhet të sjellim disa lojtarë të nivelit të lartë, sepse tifozët dhe klubi meritojnë më shumë. Bordi ka vuajtur shumë këtë sezon, ashtu si edhe ne,” deklaroi tekniku italian.
De Zerbi mori drejtimin e Tottenhamit në muajin mars dhe arriti ta mbajë skuadrën në elitën e futbollit anglez, duke fituar besimin e klubit për të udhëhequr projektin e ri.
Në anën tjetër, Savinho raportohet se është një nga lojtarët që mund të kërkojë largimin nga Manchester City sapo të hapet zyrtarisht afati kalimtar, gjë që mund t’i hapë rrugë Tottenhamit për të finalizuar një transferim të shumëpritur./Arbresh.info
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...
Rama në Konferencën Ndërqeveritare: Shqipëria s’ka alternati...