Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën e premte me një fotoalbum nga Roma, ku një ditë më parë u mbajt mbledhja e parë e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi 13 nëntorin si një ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare mes dy vendeve.
“MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai./Arbresh.info
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...