Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se paga minimale nga janari në Shqipëri do të bëhet nga 400 euro, në 500 euro.
“Kur ne morëm detyrën, pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 000 euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Po them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja”, tha Rama.
“Po pagën minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, shtoi Rama./A2cnn
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...