Kryeministri në Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video nga vizita në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania.
Me këtë video ai u ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë, shkruan Arbresh.info.
Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.
Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.
“MIRËMËNGJES dhe me ndjesinë e veçantë të vizitës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, e në vigjilje të takimit me Atin e Shenjtë, ju uroj një ditë sa më të paqtë”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...