Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në këtë qendër do të përfshihen hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë e dedikuar për koncerte e festivale me përmasa të mëdha.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një qendër kulturore, turistike dhe festive me ndikim në ekonominë lokale, ku do të përfshihen hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë e dedikuar për koncerte e festivale me përmasa të mëdha, në mjedise të hapura dhe të mbyllura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...