Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë artikullin e shkruar nga një media e huaj, e cila i bën jehonë qytetit të Gjirokastrës.
Në artikull, thuhet se Gjirokastra, një qytet prej guri, njihet për kalanë, rrugët me kalldrëm, si dhe gatimet e shijshme.
Sipas Ramës, Gjirokastra nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.
“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme – i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant – siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa