Kreu i PS-së, Edi Rama, u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku u ka kërkuar “mobilizim total për çdo votë në numërim”.
“Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm. Rroftë Partia Socialiste, rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë. Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirëkuptim i plotë për këdo që nuk na ka votuar. Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullore, për ta çuar me nder, deri në numërimin e votës së fundit këtë betejë historike për Shqipërinë që duam”, ka shkruar ai.
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...