Një ditë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një videokartoline të publikuar në rrjete sociale.
Rama e përshkruan Nanon si mik të afërt, bashkëpunëtor të hershëm dhe një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Partisë Socialiste dhe të politikës shqiptare.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore,” shkruan Rama.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës