Është shtyrë gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta.
Procesi ka zgjatur më pak seç pritej, sepse gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00 e mesditës.
Avokatja e Fatime Kryemadhit, e ëma e Monika Kryemadhit, ka kërkuar ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sot ishte hera e parë që një gjyq i Metës transmetohej direkt në media sociale apo në televizion, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës dha një deklaratë për mediat, ku tha se ish-presidenti meriton gjyq publik, teksa përmendi rastin e Fatos Nanos.
Ish-presidenti Ilir Meta, pre 18 muajsh mbahet në paraburgim, ndërsa gjyqi ndaj tij vijon. Këtë të hënë, për herë të parë gjyqi në themel në GJKKO u transmetua një pjesë online, ku shihej Meta në kafazin e xhamit, e pranë tij ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe avokati i tij Kujtim Cakrani. /Tch
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...
Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë f...
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...